Vllaznia e femrave shkroi historinë e futbollit shqiptarë, teksa për herë të parë një skuadër shqiptare arrin në kualifikohet në grupet e Champions League. Fati nuk ishte me vajzat shkodrane të cilat peshkuan ekipe dukshëm më të forta në ta, por përsëri ata nuk u dorëzuar dhe bënë paraqitje fantastike, duke u përballur denjësisht me Real Madrid, Chelsea dhe PSG-në.

Edhe pse nuk ia dolën të siguronin asnjë pikë në grupet e Women’s Champions League, Megi Doçi ia doli të shkruajë emrin e saj me gërma të arta, pasi shënoi një gol spektakolar, ndërsa festoi si Cristiano Ronaldo.

Pikërisht për këtë aventurë ka reaguar edhe sulmeusja kuqeblu, ndërsa nuk fsheh dot eemocionet për eksperiencën e përjetuar në një kometicin të tillë.

“Emocione të papërshkrueshme. Goli në 1/16 e Champions League si dhe festa si e Cristiano Ronaldos ndaj Real Madrid ishte “qershia mbi tortë”, pikërisht në ndeshjen e fundit në grupe.

Aventura në Champions mbaron këtu, jo siç dëshironim, por mundësitë tona reale kaq ishin. Në dhamë maksimumin e shijuam dhe mësuam nga eksperienca e këtyre ekipeve të mëdha. Gjtihashtu luajtën para tifozëve të Vllaznisë.

Faleminderit Vllazni, faleminderit tifozave që në çdo ndeshje kanë qenë të shkëlqyer duke na e bërë më të bukur ndeshjen me emocionet tuaja. Ndjesë që nuk arritëm të bënim më shumë. Vëmendja tashmë te kampionati dhe Kupa. Ylli tjetër në fanelë na pret. Forca Vllazni!”, ka shkruar Megi Doçi.