Deri ne minuten e 32-te te ndeshjes se sotme ndaj Laberise, gjerat nuk po shkonin ashtu si duhet per Vllaznine dhe kjo gje e shtonte presionin per permbysjen e rezultatit 1-2 te ndeshjes se pare.

Por pikerisht ne kete minute, do te ishte sulmuesi maqedonas Fahrudin Djurdjevic ai qe me nje gjuajtje tokazi nga jashte zone, do ta dergonte topin ne rrjete dhe do te zhbllokonte rezultatin.

Vete ky lojtar duket i lumtur per kete gol dhe kontributin qe dha per kualifikimin e skuadres per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Permes nje statusi ne rrjetet sociale, ai shkruan: “Kthim ne rrugen e duhur”.

Kuptohet qe kete status e kishte ne aspektin personal sepse ka disa kohe qe nuk eshte ne lartesine e duhur, ndonese ai ishte lojtari qe kualifikoi Vllaznine ne turin e dyte te “Conference League”.

Por nje demtim i pesuar, e mbajti per disa kohe jashte fushes se blerte dhe kjo ka bere qe ai ta humbase ritmin. Pikerisht per kete, Djurdjevic shkruan se goli i sotem eshte nje rikthim aty ku i duhet te jete./SHKODRA-SPORT.COM/