Hyri ne fushe ne pjesen e dyte te ndeshjes se djeshme ndaj Ep Com Hajvalia dhe vetem pak minuta i mjaftuan qe te shenonte nje supergol. E kemi fjalen per sulmuesen e Vllaznise Maria Bashka.
Ne minuten e 60-te te ndeshjes, ajo ka rikuperuar nje top ne gjysmefushen kosovare dhe duke pare edhe daljen e portieres Mehmeti pak nga porta, ka leshuar nje top te gjate ne forme parabole, top qe ka perfunduar disi ne rrjete. Nje moment lumturie qe padyshim e ka bere te ndihet mjaft mire lojtaren qe erdhi nga Trabzonspori te Vllaznia pak kohe me pare.
22 vjeçarja qe ka lindur ne Greqi ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” shprehet mjaft e lumtur qe goli i saj ndihmoi ne fitoren e Vllaznise dhe kalimin ne finalen e grupit 7. Per me shume lexoni intervisten e dhene prej saj:
– Maria, nje gol shume i bukur. E keni pare edhe ne enderr mbreme?
(Qesh) Po. Nje gol i bukur, me i bukuri i karrieres time te deritanishme dhe natyrisht qe do e shoh shpesh ne enderr.
– Gjuajtet nga rreth 35 metra. E pare qe portieria kishte dale nga porta?
Qe ne momentet e para te ndeshjes, pashe qe ajo kishte deshire te dilte pak perpara dhe si rrjedhoje ne ate moment qe mu paraqit, duke qene se kisha shume hapesire perpara, mendova te te godas nga larg dhe per fat gjithçka shkoi ashtu si duhet dhe topi perfundoi ne rrjete. Ne ate moment perjetova shume emocione, te cilat ende nuk e di si t’i pershkruaj.
– E lumtur qe ai gol ndihmoi edhe ne fitoren e Vllaznise?
Kjo ne fakt eshte shume e rendesishme. Nese goli nuk do ishte shoqeruar me fitore, nuk do kishte asnje vlere. Por tashme duhet te shohim perpara, drejt ndeshjes se rradhes.
– Erdhe nga stoli por bere me te miren per Vllaznine. Per ty duket se nuk ka shume rendesi nese luan ne fillim apo jo, sepse gjithmone mundohesh te japesh me te miren…
Kete duhet te beje çdo futbolliste dhe kete bera edhe une.
– Vllaznia fitoi 4-2 ndaj Hajvalise, por u duk se nuk ishte nje fitore e lehte, apo jo?
Mendoj se ia beme te veshtire lojen veten. Kemi patur shume gabime ne loje te cilat duhet te punojme fort per t’i korigjuar ne te ardhmen ne menyre qe te arrijme objektivat qe kemi.
– Me Valur do jete histori tjeter te shtunen?
Patjeter. Do te jete nje ndeshje e veshtire, nje ndeshje qe do shume vleresim, sepse ekipi qe do kemi perballe eshte shume i pergatirur dhe vjen nga nje vend ku futbolli I femrave esht shume i perparuar. Kemi pare tashme nje ndeshje te ketij ekipi dhe jemi mjaftushem te informuar per te kuptuar pikat e dobeta dhe te forta te tij. Por objektivi jone nuk ndryshon, per t’u kualifikuar si dhe per t’u munduar qe keto dy dite te punojme me gabimet tona ne menyre qe te jemi sa me ne perfeksion ne ndeshjen ndaj Valurit.
Intervistoi: Gjergj KOLA