Vllaznia U19 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se nente te kampionatit.

Mesditen e sotme kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani jane ndeshur me Shkendine e Tiranen ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe kane fituar me rezultatin 2-0.

Pavaresisht rasteve te krijuara ne pjesen e pare, ajo eshte mbyllur ne barazim 0-0. Por krejt ndryshe do te niste e dyta. Qe ne minuten e pare te saj ka qene mbrojtesi Klejdi Paloka qe ka shenuar duke zhbllokuar shifrat.

Ne minuten e 57-te nderkohe do te vinte edhe goli i dyte, ai qe do t’i jepte qetesine kuqebluve. Ka qene mesfushori Enes Papaj ai qe ka derguar topin ne rrjeten e portes se miqve.

Perfundimisht 2-0 per Vllaznia U19 qe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe mban serish vendin e pare ne renditje, duke qene dy pike me shume sesa Shenkolli i vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/