Bylis dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në “Adush Muça”, barazim që nuk iu bën edhe shumë punë ballshiotëve.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Eskuerdinjën përsëri nuk ia dolën të ruajnë 3 pikët deri në fund. Pas këtij barazimi për “Oversport” pas ndeshjes do të fliste Naxhi Shensoi, i cili do të theksonte se:

9 ndeshje dhe 11 pikë në krye të Bylisit? Po është një fatkeqësi që kemi marrë kaq pak pikë, pasi meritonim më shumë. Si ndaj Tiranës sot ashtu edhe në disa ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por fati nuk ka dashur që ne të marrim 3 pikët në fund të sfidave.

Ne do të ishim të kënaqur të merrnin 3 pikët, por fati ishte me kundërshtarin. Përballë kishim një ekip që lufton për titullin dhe ne që luftojmë për mbijetesë. Tirana pati vetëm një goditje në portë dhe ne patrëm 3-4 raste për gola. Ishte faull ndaj Eskuerqinjës në pjesën e parë dhe rrjedhimisht jam i bindur se 100% ishte në favorin tonë, por VAR-i nuk na e dha.

A morën lojtarët përgjegjësi në këtë ndeshje? Po lojtarët pas thirrjes time morën përgjegjësitë e tyre dhe ne u ndalëm në një sfidë që luajtëm mirë dhe të gjitha golat që kemi marr i kemi marr nga goditjet standarte, vetëm Tirana sot na shënoi nga loja që zhvilloi. Bylisi humbi 2 pikë të vlefshme, por do të vazhdojmë deri në fund, pasi kemi dhe 10 ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin për të mbijetuar. Jam i bindur se pas lojës së bukur që po bëjmë do të vijnë dhe rezultatet.

Markimi i lojtarëve? Të gjithë bëjnë gabimet, por kjo ndikon në vetbesimin e lojtarëve. Zguro është një lojtar me vetbesim të lartë, por kjo nuk ishte ajo që ndikoi te ndeshja. Lojtarët e humbën pak koncentrimin.