Partizani mori një fitore të artë 2-1 ndaj Teutës me përmbysje. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja pësuan gol që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë përmbysën gjithçka. Fillimisht Stenio Junior shënoi me penallti, ndërsa Tedi Cara në minutën e 96-të shënoi golin e fitores.
Në minutat e fundit të ndeshjes, por edhe pas mbylljes nuk mungoi tensioni. Stenio Junior reagoi ashpër ndaj portierit Pano Qirko pasi ky I fundit u pengua në zonë dhe kërkoi penallti.
Sulmuesi i Partizanit largon topin dhe më pas godet edhe Qirkon, ndërsa Stenio Junior shkon te portieri duke “shryrë” të gjithë inatin e tij duke I treguar se nuk ishte penallti.
Pas vërshëllimes së gjyqtarit Kreshnik Bajrami, kapiteni i Teutës, Sherif Kallaku nuk I ka mbajtur dot nervat dhe ka shkuar menjëherë për t’I kërkuar llogari.
Është dashur ndërhyrja e stuardëve që situata të mos agravonte më shumë. Siç duket, Kallaku nuk është I kënaqur me penalltinë, por edhe me minutat shtesë që sollën golin e fitores për të kuqtë./newsport/