Partizani po zhvillon përgatitjet për transfertën e Shkodrës. Ekipi është zhvendosur në Elbasan për të qenë më i qetë në lidhje me ndeshjen delikate të fundjavës. Ajo çka ka trazuar ujërat në kampin e kuq, është debati mes trajnerit Lerda dhe mbrojtësit Hakaj.

Këta të fundit u bënë protagonistë për keq në seancën stërvitore të së shtunës, aqsa u desh ndërhyrja e stafit teknik që situata mos kalonte në përplasje fizike.

Klubi i Partizanit do të marrë masa për këtë ndodhi të pakëndshme, për të frenuar situata të tjera të ngjashme. Masat mund të shkojnë nga gjobë për lojtarin, e deri te mosgrumbullimi me ekipin e parë.

Fatin e 22 vjeçarit Hakaj, e ka në dorë trajneri italian. Ai pritet të vendosë nëse do e çojë lojtarin me ekipin B, apo do të ketë një gjobë të majme. Kjo e fundit ka më shumë mundësi të ndodhë.

Penalizim do të ketë edhe për zyrtarin e Partizanit, që lejoi gazetarët në stervitjen e asaj dite; sepse sipas klubit të kuq, ai është një vend pune dhe jo të gjitha gjërat pasqyrohen.