HomeKRYESOREShifra rekord ndjekje në Itali të ndeshjes kundër Shqipërisë

Shifra rekord ndjekje në Itali të ndeshjes kundër Shqipërisë

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë një nga eventet më të ndjekura në mbrëmjen e 16-nëntorit. Në Shqipëri ky takim kishte interesin e shumë tifozëve, diçka që u reflektua edhe nga shitja e të gjitha biletave në “Air Albania”.

Megjithatë, interesi duket se ka qenë i lartë edhe në anën tjetër të Adriatikut. Në fakt, ka qenë vetë Rai, kanali që ka të drejtën televizive të Kombëtares së Italisë, që lajmëroi se kishte fituar bindshëm sfidën e shikueshmërisë me konkurrentët e tjerë sa i përket audiencës.

Kështu, nga sa mësohet, miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka mbajtur përpara ekranit në “Rai 1” plot 4.412.000-italianë.

Normalisht, një interes i paparë në vendin fqinj, teksa të shumtë kanë qenë edhe shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Itali që kanë ndjekur këtë ndeshje miqësore pikërisht në “Rai 1”.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments