Në listën e Kombëtares së Shqipërisë do të ketë sërish disa ndryshime për miqësoren me Armeninë. Kështu, sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, i është nënshtruar testeve mjekësore.

Dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është arritur në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës me Armeninë. Në këtë mënyrë, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij të Çelsit.

Ndërkohë, për ndeshjen e së shtunës nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët poashtu janë larguar nga grumbullimi. Të dy futbollistët do të rikthehen në klubet e tyre, pasi ata janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve rrespektive, ku aktivizohen.

Ndërkohë, skuadra e Kombëtares do ta luajë ndeshjen miqësoren me Armeninë, të shtunën në ora 17:30.
Maringlen ZHIVANI