Atletik Club e ka nisur sezonin e ri prej dy javësh e në raundin e fundit ekipet u-14 dhe u-15 morën respektivisht nga një barazim dhe një fitore kundër Juventus Academy. Trajneri, Eder Zmijani ka folur për Star Plus për këto takime të fundit. Gjithashtu ai tregon për vështirësitë që ka edicioni i ri, por edhe objektivat që ka akademia ku ai drejton.

Zmijani tha: “Kemi nisur tashmë sezonin dhe kësaj rradhe morëm rezulate pozitive. Ekipet po mësohen me këtë formulë të re të kampionatit. Pasi tashmë duhet të udhëtojmë në mbarë vendin për tu ndeshur me ekipe të ndryshme. Kjo e shton vështirësinë dhe sakrificën që bëjnë futbollistët dhe prindërit e tyre që duhen falenderuar për ndihmën e tyre financiare.

Skuadra do i marrë ndeshjet një e nga një, e sidomos u-15 ku ne besojmë shumë sepse aty është një grup fëmijësh që luan prej vitesh së bashku. E po ashtu që kanë kualitet dhe mund të jenë lojtarë të së ardhmes.

Objektivat ? Ne duam vendet e para e patjetër të vijojmë në rrugën e sukseseve që Atletik ka pasur në gjithë këto vite. E dimë që do jetë kampionat më konkurrues, por besoj se jemi gati që ta përballojmë në mënyrën e duhur edicionin”.
Endri ÇINARI