Ndeshja e sotme ndaj Teutës është e para për Vllazninë këtë sezon në Shkodër dhe sipas zakonit, ajo duhet të zhvillojë edhe ceremoninë e zakonshme të shkelmimit të topit të parë të kampionatit nga një ish-futbollist i saj. Ende nuk ka asnjë prononcim se kush do të jetë këtë vit që do ta bëjë këtë gjë por në rradhë të parë shpresojmë që drejtuesit e klubit të mos e kenë harruar këtë gjë.
Me siguri që jo sepse shkodranët gjithmonë kanë qenë të suksesshëm në raste të tilla. Në vitet e fundit, drejtuesit e klubit Vllaznia në ndeshjen e parë kanë vlerësuar ish- futbollistët që kanë lënë futbollin vitet e fundit dhe jo më kot, shkelmimin e topit të parë e kanë bërë me rradhë Grima, Lici, Sinani, Osja, Belisha, Beqiri etj. Kush do të jetë sot? E rëndësishme është që ai që do ta shkelmojë topin e parë të ketë këmbë të mbarë për Vllazninë.
© shkodrasport.com