Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkëlqen çdo ditë e më shumë, Barça gati të blindojë talentin

Shkëlqen çdo ditë e më shumë, Barça gati të blindojë talentin

Pedri është një nga blerjet më të goditura të Barçës gjatë merkatos së verës, 17-vjeçari ka arritur të ambientohet shumë shpejt me lojën e Barcelonës dhe është një lojtar shumë i përdorur nga trajneri Koeman.

Talenti i tij është i qartë dhe në Barcelonë nuk duan t’u ikë nga duart. Kontrata si profesionist nuk mund të firmoset ende, por drejtuesit duan ta blindojnë me një klauzolë prej 400 milionë eurosh dhe kontratë ndjeshëm më të përmirësuar.

“Goal” raporton se kontrata e re është gati dhe pritet të ketë edhe kusht për zgjatjen e saj sepse marrëveshja aktuale me Barçën përfundon në verën e vitit 2022.

Pedri erdhi te Barç nga Las Palmas për vetëm 5 milionë euro, plus 1 milionë bonus. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments