Ante Aralica ishte protagonist në fitoren 5-3 të Vllaznië në Laç kundër kurbinasve. Sulmuesi i shkodranëve debutoi me gol dhe asist duke treguar se do jetë ndër më të mirët në elitën e futbollit tonë.

Kroati foli për Supersport ku theksoi se kishte dëshirë të shënonte edhe një gol tjetër. Nuk harroi të përmendte dhe tifozët shkodranë të cilëve u premtoi se do t’ia shpërblente edhe në takimet e tjera.

“Shpresoj për të mirën gjithmonë. Doja të shënoja dhe një gol tjetër por nuk ia dola dot. Një gol dhe një asist është mirë e është nisje e mirë.

Tifozët shkodranë? Shpresoj që ata të jenë të lumtur dhe të jenë aty si në fitore e në humbje. Dua të vazhdojmë kështu, tifozët kanë shumë besim te ne dhe duhet t’ia shpërblejmë.

Kategoria Superiore? Ne jemi të gjithë profesionistë në këtë ligë e të gjithë do të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.

Golavarazhi i Vllaznisë? E kam parë që në sezonin e kaluar kemi humbur kampionatin me 3 ose 4 gola”, përfundoi ai./newsport/