Situata në klubin e Vllaznisë nuk është aspak pozitive. Shkodranët nuk kanë arritur të fitojnë prej 6 ndeshjes duke trazuar situatën në kampin kuqeblu.

Kritikat janë të shumta për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, megjithatë tekniku kroat duket i qetë sepse që në fillim të edicionit është shmangur nga pyetja për titull kampion.

Për të motivuar ekipin e tij ka menduar Eni Imami. Qendërmbrojtësi ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Vllaznisë në këtë sezon futbollistik. Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij duke karikuar shokët e skuadrës: “Ne kurrë nuk dorëzohemi, fiksojeni këtë të gjithë në mendje”.

Kujtojmë që Vllaznia do të luajë të hënën kundër Kukësit, një ndeshje mjaft e vështirë për të besuarit e Brdariç./newsport/