Arbitri i njohur Eldorjan Hamiti do të gjykojë supersfidën e javës së 12-ë të Kategorisë së Parë midis Dinamos dhe Vllaznisë.
Federata Shqiptare i ka besuar gjyqtarit të Kolegjiumit të Lezhës ndeshjen që do të luhet në orën 13:30 në kompleksin “Internacional” në Pezë.

Në ndihmë të tij është vendosur dhe trupa e gjyqtarisë me Ardian Beqirin (asistent i katërt), Ridiger Çokajn (asistent arbitër) dhe Eluar Muça (asistent arbitër).

Hamiti gjykoi të premten e kaluar derbin e 151-ë të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me fitoren e të kuqve me rezultatin 2-1./newsport/