Vllaznia luajti dje kundër Al Ahli, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të shkodranëve. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa shkëlqyen edhe në testin e radhës duke shënuar dy herë me Fjoart Jonuzin dhe sulmuesin Kaina Nunes.

Pikërisht këtë të fundit, shkodranët e kanë ngritur në piedestal. Përmes një postimi në kanalin zyrtar ata kanë treguar mënyrën e festës së sulmuesit shtatlarëtë.

“Ti je Nunes dhe Silva Amarante”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Vllaznisë. Kujtojmë që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Josa, prej ditësh janë zhvendosur në Austri ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Goli i shenuar dje ndaj Al Ahli ka qene shume i bukur dhe i ka bere per vete te gjithe, megjithate brazilianit do t’i duhet shume pune per te fituar konkurrencen me Aralicen per majen e sulmit te kuqebluve.