Kosova arriti të fitonte bindshëm mbrëmë me rezultatin 5-1 ndaj Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për ndeshjen e fundit të fushatës së Ligës së Kombeve.

Ata që shkëlqyen më së shumti sfidën e mbrëmjes së djeshme ishin Vedat Muriqi, i cili shënoi dy herë dhe asistoi po dy herë dhe Florent Muslija, i cili shënoi dhe asistoi një herë.

Të dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë shpërblyer me këtë paraqitje, teksa kanë zënë vend në formacionin e javës në Ligën e Kombeve.

Në formacionin me modulin 3-4-1-2, në portë është Shmajkëll.

Në mbrojtjen me tre janë, Van Dajk, Antov dhe Mets.

Në mesfushën e përbërë me katër, nga e djathta në të majtë, Kufal, Rata, Muslija dhe Bradi.

Trekuartist është Kristian Eriksen.

Ndërsa dy sulmuesit janë, Vedat Muriqi dhe ish-sulmuesi i Interit, Xhorxh Pushkash.

Me këtë fitore ndaj Qipros, “Dardanët” e mbyllin fushatën e Ligës së Kombeve në vendin e dytë me 9 pikë, me 3 fitore dhe tre humbje dhe asnjë barazim.