Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon Erald Maksuti pas firmës me Akhmat Grozny: Një viti i mbushur...

Reagon Erald Maksuti pas firmës me Akhmat Grozny: Një viti i mbushur me emocione, sakrifica dhe kujtime të paharrueshme

Erald Maksuti u shit nga Flamurtari te Akhmat Grozni. “Panorama Sport” mësoi se ky transferim i kushtoi 700 mijë euro klubit rus. Kështu ishte edhe një shifër rekord për periudhën e administruar nga Sinan Idrizi.

Maksuti ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale. Kujtojmë se sulmuesi shkodran është ftuar nga Kombëtarja U-21 për ndeshjet e qershorit.

POSTIMI I MAKSUTIT:

“Të dashur tifozë vlonjatë, qytetarë të Vlorës dhe familja e madhe e Flamurtarit. Pas një viti të mbushur me emocione, sakrifica dhe kujtime të paharrueshme, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe me fanellën e Flamurtarit.
Ka qenë nder dhe krenari për mua të jem pjesë e këtij klubi me histori kaq të madhe dhe të luaj përpara tifozëve që e duan ekipin pa kushte. Në çdo ndeshje, në çdo moment të vështirë apo të bukur, ju keni qenë forca jonë më e madhe.


Vlora dhe Flamurtari nuk janë thjesht një ekip futbolli, janë pasion, zemër dhe krenari. Këtë e kam ndjerë çdo ditë që kam qenë pjesë e këtij qyteti dhe do ta mbaj gjithmonë me respekt në zemër.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për presidentin Sinan Idrizi, për besimin, respektin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua gjatë kësaj periudhe dhe qe me dha mundesine per te shfaqur veten.


Faleminderit për dashurinë, respektin dhe përkrahjen tuaj. Ju uroj suksese Flamurtarit dhe shpresoj që ky klub të rikthehet aty ku e meriton, në majat e futbollit shqiptar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments