Mes makthit të COVID-19 dhe etheve të merkatos, klubet e elitës në futbollin shqiptar kanë nisur punën për pjesën e mbetur të sezonit.

Disa klube po lëvizin fuqishëm në tregun e transferimeve me shpresën për të shpëtuar këtë sezon të nisur me objektiva të madha, një prej tyre është edhe Dinamo.

Pas një fillimi zhgënjyes, “nëndetësja” shpreson të dalë lart, për këtë arsye kanë rikthyer një ekspert, një ish të famshëm të futbollit shqiptar si Sabien Lilaj.

Në intervistën e tij për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Lilaj preku disa tema të rëndësishme, duke zbuluar fillimisht pse pranoi ofertën e Dinamos dhe jo të Partizanit.

Ish mesfushori i Skënderbeut, foli dhe për raportin e tij me disa ish lojtarë, si Shkëmbi, Shehi, Osmani e tij, tani në poste drejtuese. Lilaj preku dhe temën e favoritëve këtë sezon dhe për çfarë luan Dinamos në pjesën e mbetur të sezonit.