Kamer Qaka nuk është më pjesë e Shkëndijës. Ka qënë vetë klubi nga Maqedonia e Veriut që ka bërë publik “divorcin”, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori iu bashkua kësaj skuadre në janar të vitit 2021, duke dhënë një konbtribut të çmuar për skuadrën.

“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij” – shkruan klubi.

Kujtojmë që ai ka qënë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ka luajtur 4 ndeshje. Gjithashtu, 26 vjeçari nga Peja ka qënë pjesë edhe e Përfaqësueses nga Norvegjia./newsport/