Ish- boksieri kampion dhe ish- trajneri Viktor Martini eshte ndare nga jeta mengjesin e sotem ne moshen 80 vjeçare dhe padyshim qe ky ka qene nje lajm i hidhur jo vetem per familjaret e tij, por edhe per te gjithe njerezit e sportit, koleget dhe sportistet e tij te cilet kane shprehur keqardhjen per kete gje.

Por nga ana tjeter, mesohet se ketij kampioni diten e neserme (e enjte) do t’i behen te gjithe nderimet e duhura. Shoqata e boksit Vllaznia ne bashkepunim edhe me institucionet e pushtetit lokal te Shkodres kane vendosur qe te behen homazhe mbi trupin e tij.

Ato do te zhvillohen nga ora 11.30-12.30 ne sallen e Keshillit te Qarkut dhe pas perfundimit te tyre, arkivoli me trupin e tij do te niset drejt Varrezave te Rrmajit ku dhe do te prehet.

Viktor Martini eshte pjestari i fundit i brezit te boksiereve te viteve ’50-’60, i cili largohet nga kjo Bote dhe si rrjedhoje Shoqata e Boksit Vllaznia me ne krye Zef Gjoni kane vendosur t’i bejne te gjitha nderimet e duhura.

Sigurisht qe ai e meriton kete gje, sepse ka qene nje kampion i rralle si sportist, por edhe nje kampion si trajner, kampion si njeri.
Gjergj KOLA