Shkodra U-13 ka luajtur diten e djeshme ndeshjen e rradhes per kampionat ndaj Tiranes, qe u fitua nga djemte kryeqytetas me shifrat 2-0. Kjo sfide u zhvillua ne “Skender Halili”.

Pjesa e pare do te ishte me rrjeta te paprekura. Nderkohe, me nisjen e pjeses se dyte, skuadrat tentuan te ndryshonin rrjedhen e lojes, duke e pasur topin me shume nen kontroll dhe duke krijuar raste, por pa finalizuar dot.

Megjithate, ne minuten e 61-te, kryeqytetasit e Tiranes do te ndeshkonin Shkodren me Macin, qe kaloi ne avantazh ekipin e tij. Djemte shkodrane tenuan te reagonin pas ketij goli, por nuk ia arriten dot qellimit.

Kryeqytetasit e Tiranes realizojne edhe golin e dyte ne minuten e 64-te, me Macin serish, qe realizon dopiete ne kete sfide.

Keshtu, e gjitha ndeshja u mbyll 2-0 ne favor te Tirana U-13. Shkodra U-13 e nisi lojen me kete formacion: Isufaj, Halili, Muca, Osmani, R. Sukaj, Gucija, A. Sukaj, Vajushi, K. Prendi, Isufi dhe Marku, nderkohe qe jane aktivizuar
edhe: Jubica, Narkaj, S. Prendi, A. Prendi, Pilaca, Kukaj dhe Xhilaj.

Pas kesaj humbjeje, Shkodra U-13 renditet ne vendin e gjashte ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 23 pikeve.
Maringlen ZHIVANI