HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodranët postojnë ndërhyrjen horror të Xhixhës ndaj Bylisit, Bejzade: As të verdhë?...

Shkodranët postojnë ndërhyrjen horror të Xhixhës ndaj Bylisit, Bejzade: As të verdhë? Shkoni flisni me Laçin nëse doni titullin!

Në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale, janë ultrasit e Vllaznisë që kanë postuar videon e ndeshjes, Laçi-Bylis, ku Xhixha bën ndërhyrjen horror ndaj lojtarit të Bylisit, Kreshnik Nebihi dhe gjyqtari që ndjek aksionin shumë afër, kryesori Shahini nuk ka dhënë as të verdhë, ndonëse është e kuqe me rregullore!

Madje, në saj edhe të asaj ndërhyrje kasaphanë, Nebihu ka lënë ndeshjen në pjesën e dytë, ndërsa nuk kanë munguare dhe komentet e shumta, ndërsa gjyqtari që e sheh aksionin nuk ka dhënë as kartonin e verdhë në atë moment.

Por, nuk ka munguar edhe komenti epic nga Skerdi Bejzade, ish-sulmuesi mjaft i spikatur në Superioren tonë, pjesë e skuadrave më në zë si: Elbasani, Dinamo, Partizani apo dhe Vllaznia.

Madje, Bejzade ironizon dhe u këshillon shkodranëve që nëse duan të dalin kampionë të shkojnë të flasin me Laçin….

Më poshtë postimi si dhe komenti që ka bërë Skerdi Bejzade…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments