
Përveç 3 volejbollistëve të Vllaznisë dhe pikërisht Qafarenës, Milotit dhe Qeraxhisë, një tjetër volejbollist shkodran është thirrur në kombëtare për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror. Ai është Gert Lisha, volejbollist i Naperville North në SHBA, i cili ka qenë mjaft i suksesshëm me këtë skuadër dhe tashmë i është bashkuar në apel në 5 maj skuadrës shqiptare kombëtare të Volejbollit. 17-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit që do të konkurojë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në fund të muajit në Maqedoni.Sipas së përditshmes së Chicago, “Naperville Sun”, Lisha e quan si nder është thirrur nga skuadra kombëtare shqiptare, duke patur parasysh edhe moshën e tij.Në fakt për Gertin, volejbolli është më shumë se pasion. Kjo ngaqë të dy prindërit e tij janë marrë me këtë sport teksa kanë qenë pjesë e ekipeve të Vllaznisë. Nëna e tij është Valbona Quku (Lisha), ish- volejbolliste e Vllaznisë në fillim të viteve ’90 apo dhe pak më herët. I ati, është Besnik Lisha, një tjetër emër i njohur i volejbollit shkodran në fundin e viteve ’80. Në këtë mënyrë, me këtë gen familjar tërësisht në volejboll edhe për Gertin ka qenë e lehtë të ndjekë këtë rrugë. Thirrja në kombëtare ndonëse në moshën 17 vjeçare sigurisht që do jetë një nxitje e madhe në karrierën e tij sportive. Në Amerikë e ka nisur mjaft mirë karrierën dhe tashmë pas thirrjes edhe në kombëtare, gjërat do jenë edhe më mirë për shkodranin e talentuar.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)