Sportistet shkodrane kane treguar vlerat e tyre edhe ne nje disipline te re sportive, ate te kacavjerjes, qe eshte pjese e sportit te alpinizimit.

Kete fundjave ne Gjipe eshte zhvilluar kampionati kombetar i kesaj disipline, pikerisht ne dy formate, shpejtësi dhe ngjitje teknike. Nje aktivitet ky i organizuar ne menyre perfekte nga presidenti i federates Artur Guni dhe sekretari Elioni Cikopano.

Shkodra eshte perfaqesuar ne kete kampionat me ekipin “Klubi Taraboshi” qe ka patur ne perberje Lindita Haxhia Meksin qe eshte njekohesisht presidente e ketij klubi, si dhe anetaret e tij Lodovik Zefi, Alket Camaj dhe Kastriot Faci.

Pikerisht njeri prej ketyre sportisteve, Alket Camaj i “Klubit Taraboshi” ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i vendit ne kete disipline, duke lene ne vend te dyte Ored Gjonin dhe ne te tretin Gerald Xhixhen.

Ndersa per femra vendi i parë i ka takuar Hamide Selmanit, vendi i dytë Fjona Rushitit dhe vendi i tretë Greta Iljazit.

Shkodranet ne kete menyre shfaqin talentin dhe vlerat e tyre edhe ne kete disipline te alpinizimit duke zene vendin e pare dhe duke u shpallur kampione te Shqiperise.
Gjon GJEKA