U duk nje kalim i sigurte drejt Kosoves, pikerisht per t’iu bashkuar ekipit te Ferizajt, por nderhyrja e drejtuesve te Skenderbeut ka bere qe gjerat te marrin rrjedhe tjeter. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Belajdi Pusi.

Dje ka qenë në Korçë vetë presidenti Ardjan Takaj, i cili ka biseduar enkas me lojtarët që janë në fund të kontratës me klubin dhe në prag largimi për shkak të kërkesave nga ekipet e tjera.

Kjo ka detyruar presidentin e Skënderbeut që të takojë Belajdi Pusin per te biseduar me te për zgjatjen e kontratës. Çdo gjë ka përfunduar me sukses dhe marrëveshja e bashkëpunimit u zgjat. Pusi do të vijojë të jetë pjesë e Skënderbeut dhe nën urdhrat e Ivan Gvozdenoviç për pjesën e mbetur të sezonit.

Nga bisedimet me presidentin rezultoi se me sulmuesin shkodran, Pusi, është arritur një marrëveshje për të përfunduar minimalisht sezonin me korçarët dhe më pas gjithçka do të mbetet e hapur për një rinovim të kontratës edhe për dy sezone.

Akordin me lojtarin e ka pranuar edhe vete presidenti Takaj ne nje prononcim te dhene per mediat. Kjo do te thote se Pusi tashme duhet te mendoje vetem per Skenderbeun, per ta ndihmuar ate me lojen dhe golat e tij per ta rikthyer ne Superlige.