Paraqitjet pozitive te futbollistit shkodran Eslit Sala ne kampionatin maltez te futbollit dhe ai shfaqur protagonist edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat teksa ka shenuar per skuadren e tij Valletta FC.

Ne ndeshjen e djeshme te luajtur ne transferte ndaj ekipit St Lucia, futbollisti shkodran ka shenuar te vetmin gol per ekipin e tij Valletta FC, por pa e ndihmuar ate te shpetonte nga humbja 1-2.

Goli i shenuar dje nga Sala ka qene i treti per te ne 17 ndeshjet qe eshte aktivizuar ne kete kampionat. Kuptohet jo keq per nje futbollist qe luan here si mbrojtes e here si mesfushor.

21 vjeçari shkodran po luan sezonin e tij te trete ne futbollin maltez dhe eshte shnderruar ne nje element shume te rendesishem per ekipin e tij, e kjo ka bere qe ne adrese te tij te kete disa oferta.

Kjo do te thote se me shume mundesi ai ne vere mund te kaloje ne nje kampionat me te forte dhe ne fakt kjo do te jete nje tjeter mundesi per te, per te treguar vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/