Neymar është padiskutim një nga lojtarët që flitet shumë për të dhe për stilin e tij të lojës. Sulmuesi i PSG është cilësuar shpesh herë si “dembel”, të cilën herë pas here e ka konfirmuar edhe vete braziliani.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat franceze, ish-sulmuesi i Barcelonës është shprehur se do të dëshironte edhe një transferim në kampionatin amerikan sepse ai është një kampionat që zgjat pak dhe aq më tepër ka dhe 3-4 muaj pushime.

“Dua të luaj në Shtetet e Bashkuara pas eksperiencave të mia në Evropë, të paktën për një sezon. Është një kampionat i shkurtër, ke tre-katër muaj pushime.

Kam dyshime për mundësinë që të rikthehem për të luajtur në Brazil. Ndonjëherë e mendoj dhe them se do ta doja, herë të tjera jo”, ka thekuar Neymar.