Lufta për Këpucën e Artë vazhdon të jetë interesante me Robert Levandovskin që vazhdon të jetë në krye. Polaku realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Bajernit ndaj Grojter Fyrthit.

Tashmë sulmuesi ndodhet në kuotën e 56 pikëve dhe ndiqet nga norvegjezi i Cverna Zvezdës, Ohi Omoijuanfo me 42 pikë. Në këtë listë bën pjesë dhe një shqiptar.

Po flasim për Veton Berishën, i cili aktivizohet me skuadrën e Viking në Norvegji. Ai është vëllai i vogël i Valon Berishës, i cili aktivizohet për Kosovën. Vetoni ndërkohë luan për Norvegjinë. Seria A krenohet me Çiro Imobilen dhe Dushan Vlahoviç me nga 38 dhe 36 pikë përkatësisht.

Më poshtë keni listën e plotë me pikët.

1. Robert Levandovski 56
2. Ohi Omoijuanfo 42
3. Patrik Shik 40
4. Tomas Lene Olsen 39
5.Çiro Imobile 38
6. Dushan Vlahoviç 36
6. Karim Benzema 36
8. Mohamed Salah 34
9. Veton Berisha 33
10. Erling Haland 32