Humbja e fundit ndaj i Vorës, i ka kushtuar teknikut të Butrintit vendin si trajner i skuadrës. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Artan Bano largohet kështu nga ekipi sarandiot, pas vetëm 5 fitoresh 6 barazimesh dhe 8 humbjesh dhe duke e lënë ekipin në vendin e 11-të në zonën “Play Out”.

Vendin e tij do ta marrë Adriatik Faslliu deri në fund të sezonit, me qëllimin e vetëm, për të mbajtur Butrintin edhe një vit tjetër në Kategorinë e Parë.

Ja njoftimi i klubit sarandiot:

ZYRTARE

Shkarkohet nga detyra trajneri i Butrintit, Artan Bano. Vendimi është marrë sot pas analizës që i është bërë humbjes me rivalët direkt të Vorës.

5 fitore, 6 barazime, 8 humbje ishte ecuria e Butrintit nën drejtimin e teknikut lushnjar teksa renditemi në vendin e 11-të në zonën e playOut.

Adriatik Faslliu, njeriu i SUPERLIGËS në Sarandë, do të marrë timonin e ekipit deri në fund të sezonit. Suksese!