Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORTE TE TJERAShkodrani Franc Ashiku i jep fitoren Shqipërisë ndaj Kosovës

Shkodrani Franc Ashiku i jep fitoren Shqipërisë ndaj Kosovës

Falë fitores së mjeshtrit të FIDE, shkodranit Franc Ashiku, Shqipëria kaloi me sukses (2,5-1,5 ) përfaqësuesen e Kosovës në raundin e tretë të Kampionatit Europian të Shahut që po mbahet në Kretë. Ndeshja ka qenë shumë e fortë por shahisti shkodran ka arritur të triumfojë në fund dhe kësisoj kombëtarja jonë mundi atë kosovare.

Me këtë fitore ajo aktualisht renditet në vendin e 32-të mes 40 formacioneve pjesmarrëse. Sot në raundin e katërt Shqipëria do të ketë përballë formacionin e Greqisë. Specialistët duke u nisur nga përbërja e skuadrave e parashikojnë takimin të vështirë. Mbas raundit të 3-të kryeson e veteme me tre takime të fituara (6 pikë) skuadra Kampione e Rusisë.

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments