Falë fitores së mjeshtrit të FIDE, shkodranit Franc Ashiku, Shqipëria kaloi me sukses (2,5-1,5 ) përfaqësuesen e Kosovës në raundin e tretë të Kampionatit Europian të Shahut që po mbahet në Kretë. Ndeshja ka qenë shumë e fortë por shahisti shkodran ka arritur të triumfojë në fund dhe kësisoj kombëtarja jonë mundi atë kosovare.

Me këtë fitore ajo aktualisht renditet në vendin e 32-të mes 40 formacioneve pjesmarrëse. Sot në raundin e katërt Shqipëria do të ketë përballë formacionin e Greqisë. Specialistët duke u nisur nga përbërja e skuadrave e parashikojnë takimin të vështirë. Mbas raundit të 3-të kryeson e veteme me tre takime të fituara (6 pikë) skuadra Kampione e Rusisë.