Pas dy sezonesh ‘me vuajtje” arbitri shkodran Indrit Myrtja është rikthyer ashtu si duhet për të drejtuar në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, atë Superiore. Ai ka arbitruar në 8 ndeshje si kryesor gjatë këtij kampionati duke hyrë kështu në “top 10-shen” e arbitrave më të mirë të Superligës, ndër 24 arbitrat që kanë gjykuar.
Lezhjani Eldorian Hamiti është arbitri që ka gjykuar më shumë ndeshje në Kategorinë Superiore të sezonit 2020-2021. Ai i ka fryrë bilbilit në 18 ndeshje, ndërkohë që pas tij dy arbitrat e tjerë të FIFA-s Enea Jorgji me 14 ndeshje dhe Juxhin Xhaja me 13 ndeshje.
I katërti është Kreshnik Cjapi me 12 ndeshje, Kridens Meta me 11 ndeshje, më pas vijnë Olsid Ferataj me 10 ndeshje, Kreshnik Bajramaj me 9 ndeshje dhe po kaq edhe Florian Lata.
Ndërkohë arbitri shkodran Indrit Myrtja është rikthyer ashtu si duhet për të arbitruar në Superligë dhe ka drejtuar në 8 ndeshje të kampionatit të fundit. Ndeshjet që ai ka arbitruar kanë qenë si më poshtë:
Ndeshjet e Indrit Myrtjes ne Superlige 2020-2021:
Java 6 Kukësi- Apolonia 1-0
Java 13: Bylis- Tirana 0-0
Java 16: Kukësi- Bylis 2-1
Java 19: Kastrioti- Partizani 0-3
Java 23: Kastrioti- Tirana 1-2
Java 25: Apolonia- Skënderbeu 1-2
Java 28: Kukësi- Tirana 2-2
Java 36: Kukësi- Kastrioti 1-2