Nje vit me pare eshte ndare nga jeta ish- hendbollisti dhe presidenti i Vllaznise Nikolin Karroca. Pikerisht per kete arsye, drejtuesit e Klubit te Hendbollit Vllaznia, ne bashkepunim edhe me Bashkine Shkoder, kane vendosur organizimin e nje kupe me emrin e tij.

Ne kete turne- memorial kane marre pjese 4 ekipe: Vllaznia Shkoder, Kastrioti Ferizaj, Vllaznimi Gjakove dhe Prizreni.

Ndeshjet jane shoqeruar me rivalitet dhe ne gjysmefinale Vllaznimi ka mundur Prizrenin me rezultatin
29-21 ndersa Kastrioti ka fituar ndaj Vllaznise 23-20.

Ne luften per vendin e trete Vllaznia eshte ndeshur me Prizrenin dhe ndeshja eshte mbyllur ne shifrat 18-19. Nderkohe finalja Kastrioti- Vllaznimi eshte mbyllur me rezultatin 20-16 dhe kesisoj fitues i Kupes u shpall ekipi i Kastriotit te Ferizaj.

Ky turne u sponsorizua nga familja Karroca dhe Leonard Luli nderkohe qe ndihmuan ne organizimin e aktivitetit edhe Ahmet Petrova, Ilir Kuka, Fred Zefi, Scutari Distribution dhe pija energjike BS2.

Lojtari me i mire i aktivitetit u shpall Festim Mustafa i Kastrioti Ferizaj, portieri mea i mire u shpall Menot Pozhegu i Vllaznimit te Gjakoves nderkohe qe nje falenderim i vecante ka shkuar edhe per Dardan Gucatin, arbitrin kryesor tei aktivitetit.