16 vjeçari me origjine nga Shkodra Justin Ferizaj ka bere nje prove disaditore se fundi tek Akademia e Romes dhe ka lene nje pershtypje shume te mire.

Nga sa behet e ditur, drejtuesit e kesaj Akademie kane patur nder mend t’i ofrojne menjehere kontrate, por ajo eshte shtyre per disa kohe sepse me perpara ka qene ne prove nje futbollist tjeter dhe prandaj fillimisht do te firmosin me te.

Ferizaj eshte pelqyer nga drejtori i Akademise se Romes dhe do te mbahet ne monitorim prej tyre edhe per disa kohe dhe gjasat jane qe shume shpejt te firmose me kete klub.

Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, Justin Ferizaj luan ne rolin e mesfushorit dhe eshte rritur tek Akademia Shamrock Rovers ndersa eshte edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Irlandes.

Ndonese vetem 16 vjeç ne ditet e ardhshme do te grumbullohet me kombetaren U18 te Irlandes dhe do te zhvilloje nje stervitje treditore me te./SHKODRA-SPORT.COM/