Kastrioti ka arritur te marre sot nje fitore shume te rendesishme ne kampionat teksa ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Dinamos, ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e Kamzes, fale dy golave te shenuar nga Greca.

Me kete fitore krutanet jane ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke qene tashme vetem 1 pike larg Egnatias e Skenderbeut dhe 4 pike larg Dinamos se vendit te shtate, vend ky qe siguron qendrimin ne Superlige.

Mesfushori i Kastriotit, shkodran Abaz Karakaçi, pas fitores se sotme ndaj bluve permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ka garantuar tifozet e kesaj skuadre se ajo nuk do te bjere nga kategoria.

“3+ nje gja asht e sigurte, qe ne fund te sezonit ne do te jemi ato qe do qendrojme ne superlige KS Kastrioti”. Nje bindje qe duket se i vjen nga forma qe ka skuadra dhe elementet qe jane ne perberje te saj.

Javen e kaluar Vllaznia fitoi me shume veshtiresi ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0 dhe mbase tifozet shkodrane ishin te pekanqur me rezultatin, por fitorja e sotme e krutaneve ndaj Dinamos po tregon se ne kete kampionat te gjitha skuadrat mund te fitojne me kedo dhe prandaj gjithçka do te jete e hapur deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/