HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodrani Karakaçi në pritje të një oferte nga jashtë vendit

Shkodrani Karakaçi në pritje të një oferte nga jashtë vendit

Abaz Karakaçi është në kërkim të një ekipi të ri. Mesfushori është një prej futbollistëve që spikati me Kastriotin sezonin e fundit dhe që tashmë ka edhe pëlqimin e disa ekipeve të huaja.

29-vjeçari është në pritje të një oferte përfundimtare nga një ekip i huaj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur momentalisht dhe është gati ta shqyrtojë atë.

Gjithsesi, Karakaçi po shqyrton edhe situatat e ofertave me ekipet e tjera që e kanë kontaktuar. Megjithatë, në një komunikim me “Shkodra Sport”, ai thotë se në Shqipëri luan vetëm për Kastriotin.

Këtë sezon me krutanët, mesfushori shkodran zhvilloi 34-ndeshje, teksa arriti të shënojë edhe një gol. Megjithatë, në ditët në vijim mbetet për t’u parë e ardhmja e Abaz Karakaçit, nëse do të firmosë te ndonjë ekip jashtë vendit apo do të rinovojë me Kastriotin.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments