Ka qene shume prane kalimit tek Olimpik Lion ne fillim te ketij viti, por per arsye dokumentacioni kjo nuk eshte realizuar, megjithate per portierin e Murlanit Gabriel Guri eshte hapur nje dritare tjeter.

Portieri 16 vjeçar ka bindur drejtuesit e nje klubi tjeter per t’i plotesuar dokumentacionin dhe gjithçka eshte ne rrugen e duhur. Behet fjale per klubin “Berrichonne_de_Chateauroux”. Guri gjate qendrimit ne France ka kaluar me sukses testet tek Akademia e ketij klubi dhe drejtuesit e saj kane nisur procedurat per paisjen me leje- qendrimit te tij.

Per kete arsye, me 18 korrik portierit shkodran i duhet te niset drejt Frances per t’u paraqitur ne klub, pikerisht per shkak te nisjes se procedurave te ketyre dokumentave, nderkohe qe stervitjen me ekipin do ta nise me 28 korrik..

“Shpresoj qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet kete here. Drejtuesit e Chateauroux me presin dhe me te mberritur ne France do te ulem me ta per te firmosur kontraten time si futbollist profesionst. Me kane thene se fillimisht me duhet te luaj me ekipet U17 dhe U19 te Akademise dhe do jem ne vemendjen e ekipit te pare.

Drejtuesit me kane premtuar se nese realizoj pritshmerite e tyre, mund te transferohem edhe ne Angli, ngaqe presidenti i Chatearoux ka edhe tre klube futbolli ne pronesine e tij ne Angli, Rusi dhe Izrael. Une jam optimist se do ia dal me sukses te tregoj vlerat e mia”- ka thene portieri per “Shkodra Sport”.

Nga ana tjeter, mesohet se drejtuesit e Murlanit qe zoterojne edhe kartonin e 16 vjeçarit, kane arritur nje marreveshje me ato te Chatearoux dhe do kene gjysmen e kartonit te ti edhe ne vijim. Kalimi ne futbollin francez padyshim qe do te jete nje sukses per portierin e datelindjes 2006.
Gjergj KOLA