Bord i ri apo bord i vjetër? Kjo është një dilemë që diskutohet prej kohësh tek Vllaznia.

Përpjekjet e kryebashkiakes Ademi për të angazhuar edhe shumë figura të njohura të futbollit shkodran pranë klubit vazhdojnë.

Ajo në një prononcim të sotëm, ka folur më shumë rreth kësaj ideje duke deklaruar:

“Ka patur një konsultim të vazhdueshëm me ëish-sportist dhe unë dua ta vazhdoj përsëri.

Personat e Bordit vazhdojnë të jenë në detyrë dhe unë kërkoj dhe do të vazhdoj të kërkoj që Këshilli të jetë sa më konsutativ.

Të jenë të pranishëm sa më shumë specialistë dhe të diskutohet gjerësisht, pse jo edhe me dyer të hapura dhe në praninë e medias.

Kjo përsëri I jep vlerë dhe I jep rëndësi vlerësimit teknik sportive që duhet që të ketë klubi I futbollit Vllaznia”.

Po si e shpjegon Ademi tërheqjen e dy prej emrave të përfolur për Bordin e ri, ato të Paulin Ndojës dhe Fatmir Paçramit?

Ajo shton: “Nuk kam asnjë lloj informacioni të tillë. Unë I kam përfshirë dhe dua që t’i përfshij në aspaketin teknik të gjithsecilit.

Të gjithë kanë hapësirën e vet pastaj për me fol dhe me diskutu. Në këtë aspekt unë dua që t’i kem të gjithë ato për të diskutuar.

E thashë edhe njëherë se Vllaznia ka çaluar jo në problemet financiare por tek aspekti sportive, mbase ky është një vlerësim I imi personal.

Mendoj se edhe ato që më kanë mbështetur e kanë shprehur menaxhimin e aspektit teknik, prandaj duhet që t’i jepen hapësira dhe pse jo edhe në praninë e mediave për të bërë një diskutim të hapur.

Qoftë një diskutim teknik edhe për lojtarë të veçantë”.
www.shkodrasport.com