Sportistet e Vllaznise kane bere nje paraqitje shume te mire te kampionatin e Mix Martial Arts (MMA) i cili u zhvillua në qytetin e Durrësit, sport ky ku perfshihen disa dyluftime të përziera.

Të drejtuar nga trajneri Elion Puka, ekipi i Vllaznisë mori pjesë me 3 sportistë e pikerisht Kevin Bekteshi, Hysen Kermeshna dhe Hakim Sytari te cilet bënë një paraqitje mjaft të mirë.

Vlen te dallohet paraqitja shume e mire e bere nga sportisti Kevin Bekteshi i cili duke konkurruar ne peshen 65 kg, i sfidoi te gjithe kundershtaret, duke zene kesisoj vendin e pare dhe duke u shpallur kampion i Shqiperise.

Dy sportistet e tjere, Kermeshna ne peshen 51 kg dhe Sytari ne peshen 68 kg, kane bere edhe ata paraqitje te mira por jane renditur ne vendin e dyte ne peshat respektive dhe jane shpallur nenkampione te vendit.

Me tre sporiste dhe me tre vende ne podium, padyshim qe ky eshte nje sukses per ekipin e Vllaznise ne kete kampionat, nderkohe qe duhet permendur fakti qe sponsori i keitj ekipi ne kete aktivitet ka qene nje sportist shume i mire i MMA-se, kampioni shkodran qe jeton ne Amerike, Denis Buzukja./SHKODRA-SPORT.COM/