Të gjithë e mbajnë mend fillimsezonin me dy gafa flagrante të Vojceh Sheznit, të cilat i kushtuan Juves 4 pikë (barazimi me Udinezen dhe humbja në Napoli).

Por portieri polak është rikthyer i pakalueshëm siç tregoi ndaj Sampdorias, duke pritur të tretën penallti radhazi, brenda një sezoni.

Diçka e tillë në historinë e Juves nuk shihej që prej sezonit 1952-1953, kur në portë qëndronte Xhovani Viola.

“Unë edhe skuadra duhet t’i gëzohemi momentit. Po bëjmë një udhëtim fantastik së fundmi dhe duhet të vazhdojmë kështu. Sekreti im te penalltitë? Jam me fat.

Madje, edhe ndaj Sampit pashë topin të lëvizte nga era, përpara se të goditej dhe vendosa të hidhem nga e djathta, pasi fillimisht kisha vendosur të rrija në qendër”, tha Shezni.