Në ndeshjen që u luajt ditën e shtunë në Shkodër, dy janë rastet për diskutim në lojë. Bëhet fjalë për penalltinë e akorduar në dëm të Tiranës dhe golin e anuluar në dëm të Vllaznisë.

Gjyqtari i ndeshjes ishte Jorgji me ndihmës Çokajn dhe Shahinin. Në VAR dhe AVAR, Fehrataj e Grabova. Në rastin e penalltisë vendimi është i drejtë.

MINUTA E 12-TË: Aralica shfaqet përsëri para portës dhe dërgon sferën në rrjetë pas dy tentativash. Anësori (Çokaj) nuk sinjalizon pozicion jashtë loje, pavarësisht protestave bardheblu. Jorgji pret vendimin e VAR-it dhe më pas anulon golin.

Gabimi në këtë rast është i AVAR-it. Së pari, nga pamjet filmike nuk jepet asnjë argument teknik që Aralica është në pozicion jashtë loje. Madje, edhe viza e hequr nga VAR-i nuk tregon asgjë, sepse teknikisht, gjeometrikisht teknologjia nuk e shpjegon dot që sulmuesi i Vllaznisë është në pozicion të parregullt.

Nëse i sheh pamjet me vëmendje, të jepet ideja që Aralica është nisur në pozicion të rregullt, ndërsa Behiratçe mban në lojë sulmuesin e Vllaznisë. Bravo për Çokajn, por gabim për AVAR-in. I mohon golin e dytë Vllaznisë.

MINUTA E 34-T: Top nga e djathta në zonën e Tiranës, që devijohet me dorë nga Gjumsi, Jorgji lë aksionin të vazhdojë dhe më pas sinjalizon për VAR. Ai shkon vetë të shohë pamjet në ekran dhe në fund akordon penallti për kuqeblutë. Shyqyr Zotit që për gjyqtarin më të mirë të Superiores është teknologjia. Si zakonisht, në vendime të mëdha gabon në fushë.