Vllaznia luan të shtunë në 13:45 me Egnatian në Rrogozhinë. Sfida e javës së 26 në Superligë është me rëndësi për dy skuadrat, që luajnë për pozita të ndryshme në klasifikim.

Duke tentuar Evropën, miqtë e Brdaric nuk do kenë të gatshëm goleadorin Aralica. Ante ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, teksa u ndëshkua edhe në humbjen 1-2 me Tiranën të shtunë.

Kroati ka shënuar 7 gola këtë sezon me shkodranët, teksa u bashkua verën që shkoi në ekip. Pas 25 javëve të luajtura, Vllaznia mban vendin e katërt me 39 pikë.

Por perpos sulmuesit, ne kete ndeshje do t’i mungoje edhe mesfushori Jonuzi i cili ende nuk e ka kaluar demtimin qe e shqeteson prej dy javesh.