HomeKRYESOREShkodrani Marco Molla 90 minuta titullar edhe në fitoren 3-0 të Italia...

Shkodrani Marco Molla 90 minuta titullar edhe në fitoren 3-0 të Italia U17 ndaj Rumanisë

Aktivizimi si titullar për 90 minuta në formacionin e Italia U17 në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, të vlefshme për “Elite Round”, nuk ka qenë rastësi për futbollisti me origjinë nga Shkodra, Marco Molla.

Ai ka luajtur sërish si titullar dhe përsëri 90 minuta edhe në takimin e luajtur sot në Turqi dhe që u fitua nga azurrët me rezultatin 3-0.

Në këtë sukses padyshim që ka dhënë kontributin e tij edhe portieri me origjinë nga Shkodra.Italia U17 e ka dominuar lojën, ka shënuar në pjesën e parë dy gola dhe një të tretë në pjesën e dytë, duke kompletuar kësisoj fitoren me rezultatin e pastër 3-0.Edhe në këtë takim, Molla ka treguar një formë të mirë sportive duke neutralizuar ato raste që i janë krijuar në portën e tij.

Nëse Italia U17 në dy ndeshjet e para nuk ka pësuar gol, padyshim që meritë ka edhe portieri i saj, Marco Molla. Të martën ndërkohë do të luhet ndeshja e fundit në grup, ajo ndaj Austrisë.

Një përballje në mes dy ekipeve kryesuese të grupit 1 dhe italianët me Mollën në portë, padiskutim që do të synojnë sërish fitoren dhe mbylljen e këtyre ndeshjeve në grup me pikë të plota dhe mundësisht edhe pa pësuar gol.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments