Me fitore e kanë mbyllur këtë javë edhe volejbollistët e Vllaznisë. Edhe ato janë ndeshur në transfertë me Teutën dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Vllaznia e ka mbyllur shpejt ndeshjen e luajtur në Durrës. Ajo e ka fituar setin e parë me shifrat 25-14, më pas 25-17 të dytin dhe 25-20 të tretin.

Pas ndeshjeve të kësaj jave, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje, duke qenë tashmë në kuotën e 36 pikëve, kur siç dihet vazhdon të jetë Erzeni që kryeson.

Këto dy ekipe pritet të jenë edhe pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion të këtij sezoni. Megjithatë duhet pritur ecuria e këtij ekipi deri në fund sepse në ndeshjet e kupës tregoi pak oshilacione.

Trajneri Kraja dhe volejbollistët e Vllaznisë po mundohen të eliminojnë të gjithë gabimet e konstatuara në këto ndeshje dhe për këtë arsye, titulli kampion mbetet sërish në lojë për ta.
© shkodrasport.com