Bylisi me gjasa nuk do të ketë rivalë në Kategorinë e Parë. Skuadra mallakastriote vazhdon te fitoje e te kryesoje me merite renditjen edhe pas javes se peste te kampionatit.
Ajo ka arritur nje tjeter sukses sot pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Korabin rival dhe tani diferenca me dibranët dhe Shkumbinin e ngjitur në vend të dytë është 5 pikë, pas 5 javësh kampionat.
Anthony Beji zhbllokoi ndeshjen, ndërsa më pas Qardaku realizoi edhe dy herë të tjera për ballshiotët. Futbollisti shkodran eshte kthyer ne protagonist per kete skuader me lojen dhe golat qe po shenon dhe po i jep piket e duhura asaj.
Nderkohe Shkumbini sot barazoi pa gola në transfertë me Tërbunin. Fitore me nga goleada kanë marrë Burreli dhe Erzeni.