Edhe ne sezonin e ri porten e Beselidhjes pritet ta mbroje serish i njejti: Samet Bajri. Shkodrani ka fituar besimin e te gjitheve ne kampin lezhjan dhe konsiderohet nje pike e forte e kesaj skuadre.

21 vjeçari i dale nga Akademia Vllaznia behet gati te nise te tretin sezon me fqinjet, por nese ne te parin nuk la gjurme sepse nuk pati mundesi aktivizimi, ne te dytin ka qene krejt ndryshe.

Me paraqitjet e tij ka fituar vendin e titullarit dhe kjo ka bere qe edhe per sezonin e ri, stafi teknik te mos kerkoje portier tjeter. Bajri dallohet per shkathtesine e tij ne porte, me te cilen arrin te kompesoje ne njefare menyre edhe shtatelartesine e tij jo aq te madhe.

Luan mire edhe me topin ne kembe dhe kjo eshte nej arme me shume per te. Beselidhja ne sezonin e ri mendohet te jete nje nga ekipet pretendente per ngjitjen ne Superlige dhe Samet Bajri pritet t’i jape garancine e duhur ne katerkendeshin e portes.
www.shkodrasport.com