Shkodrani Eugent Zeka e ka përfunduar me sukses misionin e tij pranë klubit italian “Real Fieschi”. Ai ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me këtë klub dhe për rrjedhojë prej datës 1 korrik do të jetë sërish i lirë dhe kuptohet në merkaton e trajnerëve, i gatshëm për të përqafuar një projekt të ri, por edhe më ambicioz në futboll.

Ish- drejtori sportiv i Vllaznisë nuk është larguar në fakt pa lënë gjurmë të mira me punën e tij pranë klubit “Real Fieschi”, ku gjate vitit ka qene nje nder personazhet e futbollit me te perfolur neper gazetat dhe mediat lokale.

Perveç ideve te reja dhe projekteve profesionale qe u dha jete me sukses, per here te pare ne klub dhe ne futbollin e rajonit, Zeka u detyrua te perballohej edhe me nje nga aventurat me te veshtira ne futboll. Per me qarte, ne mes te sezonit futbollistik, Presidenti i klubit Real Fieschi shpalli papritmas falimentimin dhe terhoqi klubin nga çdo aktivitet dhe kampionat, qe nga akademia deri tek skuadra e pare.

Se bashku me te, u larguan menjehere edhe te gjithe drejtuesit, trajneret dhe punonjesit e tjere te klubit. Gjithashtu moren me vehte edhe gjithe bazen materiale. I vetmi qe nuk braktisi klubin ishte Eugent Zeka i cili kryente detyren e drejtorit teknik te Akademise. Ai beri te pamunduren per ta mbajtur akoma ne jete dhe shpetuar ate.

Pa rroge dhe pa asgje, Zeka beri ate çfare nuk do te bente askush. Mblodhi menjehere te gjithe prinderit dhe lojtaret duke i siguruar atyre vazhdimesine e stervitjeve, njelloj si me perpara. I vetem vazhdoi te sterviste te gjitha skuadrat me rradhe deri sa rindertoi ne kohe rekord nje staff te ri pune me trajnere te kualifikuar, vullnetare dhe nuk humbi asnje dite stervitje per çdo skuader.

Mundesoi menjehere permes Bashkesise se qytetit, perdorimin e ambjenteve dhe terreneve sportive pa pagese deri ne perfundim te sezonit. Riplotesoi perseri te gjithe bazen materiale te duhur. Gjithashtu, permes Federates se Futbollit siguroi nga ana shendetesore çdo te teseruar per te vazhduar aktivitetin sportiv deri ne fund te sezonit. Organizoi e zhvilloi ndeshje miqesore te ndryshme edhe me klube me te medha, per te mbajtur lart moralin dhe motivin e te gjitha skuadrave.

Zeka mbrojti interesat e klubit dhe nuk humbi asnje te rregjistuar, te cilet kerkonin t’ia merrnin klubet perreth. Jo vetem i mbajti te gjithe te bashkuar, por edhe ofroi dhe gjeti rrugezgjidhjet e duhura per vazhdimesine e aktiviteteve sportive. Transmetoi qetesi dhe vendosi rregull ne kaosin qe u gjet klubi.  Beri te funksiononte dhe mbajti ne jete nje klub qe ishte i falimentuar, plotesisht.

Ne keto kushte, Federata e Futbollit dhe Kryetari i Bashkise perqafuan misionin e tij dhe u vendosen menjehere ne levizje. Brenda nje kohe te shkurter ato bene te pamunduren dhe arriten te gjejne sponsor dhe president te ri qe garantuan vazhdimesine e klubit ne futboll edhe per vitet e ardheshme. Nje fitore e vertete per te gjithe ato qe besuan dhe punuan per t’ja arritur kesaj fitoreje.

Askush do te kishte bere e vepruar siq veproi Zeka.  Rrespekti dhe mirenjohja e te gjitheve eshte shperblimi me i mire dhe fitorja me e bukur qe ai mund te merrte prane klubit Real Fieschi. Aty, Zeka u dallua dhe per idete e reja, te cilave u dha jete me sukses gjate ketij sezoni, pikerisht me tre projekte te veçanta e profesionale per skuadrat e moshave.

Se pari me projektin “One to One”, permes se cilit ofroi e ndertoi programe individuale pune per çdo lojtar te klubit. Se dyti, me projektin “Sport Friends” permes se cilit ne bashkepunim me klubet e sporteve te tjera,  i ofroi te gjitha skuadrave te moshave , mundesine qe  te njohin e praktikojne disiplina te tjera sportive. Kjo, per te rritur kulturen sportive dhe edukim sportiv korrekt  te  lojtarve. Se fundi i dha jete edhe projektit “Give me Five” qe perfshinte lojtaret e klubit ne aktivitete te ndryshme sociale e edukative ne rajon.

Pa dyshim, brenda pak kohe Zeka arrinte t’i ndryshonte faqe dhe t’i dhuronte jete nje skuadre qe ishte e destinuar te falimentone pergjithmone. Mediat lokale ne Itali i kane bere vazhdimisht jehone punes se tij dhe sot ai largohet i qete dhe i garantuar per shpetimin dhe vazhdimesine e aktiviteteve te klubit edhe per vitet ne vazhdim.

Bashkepunetoret e tij dhe te gjithe njerezit me te te cilet ka punuar tek “Real Fieschi”, i kane shprehur Urimet me te mira Eugent Zeka per gjithçka ka bere dhe kane shprehur deshiren qe ta shohim perseri prane fushave te futbolli duke praktituar frofesionin e tij si trajner dhe drejtor teknik.