HomeKRYESOREShkodrania Angela Çoba grumbullohet me kombëtaren italiane të volejbollit të moshave

Shkodrania Angela Çoba grumbullohet me kombëtaren italiane të volejbollit të moshave

Numri i sportisteve shkodrane dhe shqiptare qe po rriten tashme jashte Shqiperise, po shtohet çdo dite e me shume. Jemi mesuar ndoshta te flasim me teper per futbollistet, por ka edhe sportiste te tjere qe po shkelqejne dhe nderojne veten, por edhe kombin e tyre.

Njera prej tyre eshte volejbollistja Angela Çoba. 14 vjeçarja shkodrane se fundi eshte grumbulluar ne kombetaren e Italise se grupmoshes U15 ne stazhin treditor qe ajo po zhvillon aktualisht dhe nder 18 vajzat e grumbulluara eshte edhe ajo.

Angela është e bija e një emri shumë të madh në volejbollin shkodran dhe atë Shqiptar, Gjon Çobës. Volejbollisti i shekullit i SK Vllaznia siç dihet prej vitesh jeton në Itali, ku per shume vite ka bere edhe detyren e trajnerit duke qene madje trajneri me i suksesshem ne historine e volejbollit shqiptar sepse duke drejtuar Modenen, ka arritur te fitoje edhe Champions League te Europes.

Dhe tashme rrugen e tij te sukseseve duket se do ta ndjeke edhe Angela. Nisja e karrieres se saj eshte shume e mire. Duke luajtur ne rolin e pasueses me ekipin e saj ASD Visette Voley, ajo ka rene ne sy edhe te stafit te ekipit kombetare qe e ka thirrur ne grumbullimin e rradhes.

Angela Çoba duket nje element shume i mire dhe i perspektives dhe fakti qe kombetarja italiane ka hedhur syte drejt saj, do te thote se ka verejtur shume gjera te mira tek ajo.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments