Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLShkumbini me trajner të ri, peqinasit rikthejnë një ish në stol

Shkumbini me trajner të ri, peqinasit rikthejnë një ish në stol

Shkumbini nuk ka vonuar dhe pas largimit të trajnerit Lorenc Pasha, peqinasit kanë ulur në stolin e skuadrës Artan Banon, një emër i njohur ky për futbollin shqiptar.

Bano ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri duke nisur karrierën me Lushnjen, Tomorin, Skraparin, Egnatian e Shkumbinin.

Peqinasit i ka drejtuar më parë në vitin 2018-2019 dhe tani rimerr përsëri timon e skuadrës. Lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve të Shkumbinit të cilët sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe duan të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit peqinas duke i uruar mirëseardhjen trajnerit Bano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments